Gundogan do të largohet nga City, skuadra s’ka propozim rinovimi për të

Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City.

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Manchester City gjatë merkatos së verës, bën të ditur Mike Keegan.

Lojtari ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe atij i është bërë e ditur se skuadra nuk ka propozim vazhdimi për të, sipas kushteve aktuale.

‘Citizens’ i kanë dhënë dritën e gjelbër lojtarit për të gjetur skuadër të re gjatë merkatos që po vjen.

Gundogan është pjesë e Manchester City që nga viti 2016.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për lojtarin e kampionëve të Premier League.