Juventus kryen detyrën edhe sonte, fitore ndaj Malmo

Zonja e Vjetër’ ka marrë fitore minimale në ‘Allianz Stadium’, duke mposhtur Malmon 1:0, shkruan lajmi.net.

Fati i takimit u përcaktua në minutën e 18’ të ndeshjes, kur italiani Moise Kean gjeti golin e epërsisë për skuadrën nga Torino.

Asistin për golin e Kean e bëri Bernardeschi, ky i fundit që luajti deri në minutën e 82’ të ndeshjes.

Juventus administroi mirë epërsinë e fituar herët dhe doli kështu me tri pikë për këtë ndeshje.

Me fitoren e regjistruar sonte, Juve e mbyll grupin në pozitën e parë me 15 pikë. Malmo është skuadra e fundit në grup, me vetëm një pikë.