Diva shqiptare Leonora Jakupi të premten publikon mini albumin e saj

Ajo ndryshe njihet edhe si diva e estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Pak më parë ajo ka paralajmëruar për mini albumin e saj. Ky album do të publikohet të premten dhe përmbanë pesë këngë.

Ky album është punuar në bashkëpunim me Armend dhe Aida Regjeagiqi.

Këngëtarja pesë këngët e albumit i ka quajtur pesë gurët e saj të cmuar.

 

Ajo gjithashtu ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në këtë projekt të këngëtares.