Jurgen Klopp: Nëse Arnold nuk do dinte të mbrohej, nuk do ishte këtu

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se nëse nuk do mund të ndihmonte në mbrojtje Trent Alexander-Arnold nuk do ishte pjesë e ekipit.

Klopp ka reaguar pas kritikave se mbrojtësi i djathtë, Alexander Arnold nuk po arrin të ndihmojë ekipin në mbrojtje.

Pas fitores minimale 1:0 ndaj West Ham United, trajneri i Liverpool u pyet se përse Arnold nuk po tregon cilësitë e tij në repartin e mbrojtjes, dhe ai dha një përgjigje.

“Nëse ai nuk do mund të mbrohej, ai nuk do të luante këtu“, ishin fjalët e gjermanit Klopp, përcjell lajmi.net.

Arnold po kalon në një formë të mirë në fazën e sulmit. Pas asistimit të golit të vetëm ndaj West Ham për Mane, ai arriti në kuotën e 16 asistimeve këtë sezon./Lajmi.net/