Araujo dëshiron të qëndrojë te Barcelona – ‘Blaugrana’ duhet ta rrisin ofertën

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo dëshiron të qendrojë edhe më tej te ‚Blaugrana‘.

Ronald Araujo është njëri nga disa talentët që Barcelona ka në ekip.

Ai po kalon në një periudhë shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Xavi Hernandez, transmeton lajmi.net.

Lidhur me të ardhmen e tij ai u shpreh se dëshiron të qëndrojë dhe shpreson që ekipi ta shpërblejë për paraqitjen e mirë që po kalon këtë sezon.

Barca duhet të përmirësojnë ofertën që i kanë ofruar lojtarit, pasi herën e parë kanë hasur në refuzim.

Nëse uruguaiani nuk arrin të konkretizojë marrëveshjen me katalanasit, ai mund të kalojë në Angli pasi ka oferta të mira nga disa ekipe.