Juanflatroo tregon se sa paguan për dëmtimin e monitorave në PGL

Turneu “PGL Antwerp 2022” për CS: GO është kthyer në njërën prej garave më të ndjekura në Kosovë.

E gjitha kjo falë Bad News Eagles që po arrijnë të dëshmohen në këtë kompeticion, duke arritur deri në “Legends Stage” teksa sot do ta luajnë ndeshjen e parë në këtë fazë.

Gjithsesi, në këtë rrugëtim ka pasur edhe episode interesante që kanë ndodhur brenda grupit, e të cilat i konfirmon Juanflatroo.

Një prej lojtarëve më të spikatur të BNE thotë se, gjatë një momenti gëzimi, i dëmtoi monitorët në PGL, për të cilat paguan hiç më pak se 2 mijë e 400 euro.

“Vlen të ceket se na është dashur të paguajmë 2 mijë e 400 euro për dëmin që e kam bërë. 2 mijë e 400 nuk janë asgjë për meraklinj, por e ka mbajtur fjalën Mërgimi i Gjirafës”, tha ndër të tjera ai, në një video në Tik Tok.

“Tash e tutje, kur shkoj nëpër turnirë nuk dua të kursej aspak. Dua t’i thyej krejt çka i kam përpara. Jam person shumë impulsiv”, shtoi tutje ai.

Flatroo njihet si njëri ndër më të spikaturit e skuadrës së tij, sa i përket performancave të zhvilluara në këtë kampionat.

Sqarimin e Flatroos mund ta gjeni këtu