Jorginho fton Premier League të kthejë opsionin për pesë zëvendësimet: Jemi të lodhur

Pesë zëvendësimet propozoheshin në vitin 2020, kur situata me Covid-19 kishte eskaluar dhe lojtarët nuk mund të rrezikonin fizikun e tyre me ngarkesë të madhe.

Situata po shkon ngjashëm edhe këtë vit. Shtuar ‘Boxing Day’, lojtarët dhe trajnerët kanë vërejtur lodhje dhe kërkojnë të kthehet ky opsion. Nga të fundit që kërkoi një gjë të tillë është Jorginho.

“Është shumë e vështirë, sepse ne nuk kemi kohë të pushojmë. Ne duhet të luajmë çdo tri ditë dhe ne kemi vetëm tri zëvendësime. Është çmenduri, duam të kemi pesë”, ka thënë Jorginho, transmeton lajmi.net.

“Sa i përket opinionit tim, është shumë. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë”, shtoi italiani.

Ralf Rangnick ishte ai që nisi thirrjet për Premier League, kurse më vonë u bashkuan edhe emra si Jurgen Klopp e Thomas Tuchel.