Jorge Mendes e ofron Ronaldon te Napoli

Vetëm Champions League, asgjë më pak. Kjo është motoja e Cristiano Ronaldo për këtë merkato.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo po insiston për një largim nga skuadra e Manchester United.

Portugezi dështoi që me skuadrën e tij të kualifikohej në Champions League dhe tani është i pakënaqur. Ai ka kërkuar t’i shkëputet kontrata në mënyrë që t’i bashkohet dikujt që garon në CL.

Sipas raportimeve nga ’AS’, agjenti i CR7, Jorge Mendes e ka ofruar klientin e tij te skuadra e Napoli, përcjell lajmi.net.

United mud të jenë të gatshëm ta lëshojnë lojtarin në huazim, por problemi qëndron me pagën e lojtarit, që do t’i kushtonte 8 milionë euro për sezon.

Mbetet të shihet nëse Napoli do ta marrë rrezikun për të nënshkruar me një prej lojtarëve më të mirë që ka parë futbolli.