Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Real Madridi ka gjëra më të mëdha për t’u shqetësuar këtë javë, por duket se afati kalimtar veror ka bërë që në zyret e klubit të ketë lëvizje të mëdha.

Në mesin e atmosferës festive pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Real Madridi ka marrë telefonata për talentin turk Arda Guler.

Sensacioni turk ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon, dhe një vendim mbi të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit apo do të largohet në huazim për të vazhduar zhvillimin e tij, pritet të merret.

Të enjten u zbulua se Sevilla ka nisur kontaktet e para me Real Madridin për të parë nëse Guler do të ishte në dispozicion në një marrëveshje huazimi gjatë verës.

Sidoqoftë, është raportuar se Sevillës i është komunikuar dëshira që Guler të luajë në një klub i cili merr pjesë në Ligën e Kampionëve në rast largimi nga kryeqyteti.

Tani, mediumi spanjoll Diario AS raporton se Real Betisi është bërë ekipi i radhës që ka pyetur për shërbimet e Gulerit.

Betisi mund të ketë një avnatazh për të siguruar një marrëveshje të mundshme për 19-vjeçarin në rast se kualifikohen në garat evropiane sezonin e ardhshëm, pasi duket që futbolli evropian do të jetë një parakusht për ekipet që e duan atë.