Jo vetëm Lech Poznan, Kamberi kërkohet edhe në Championship!

Nuk është vetëm klubi polak i Lech Poznan pasi për Florian Kamberin ka interes edhe nga Anglia. Është klubi i Championship Hull City që është i gatshëm të firmosë me futbollistin e kombëtares shqiptare. Duke iu referuar raportimeve të mediave skoceze Rangers me shumë mundësi nuk do ta blejë kartonin e sulmuesit 25-vjeçar i cili në 9 sfidat që ka zhvilluar me skuadrën e Steven Gerard ka realizuar vetëm 1 gol. Për këtë arsye në garë për Kamberin përveç Lech Poznan ka hyrë edhe Hull City, por për ta blerë nga Hibernian kartonin e Kamberit, klubi i Championship duhet të përgatisë një ofertë prej 150 mijë paund, pasi skocezët kërkojnë të njëjtën shifër që shpenzuan për të blerë lojtarin nga Grasshoppers në korrikun e vitit 2018-të.