Thaçi: Ftesa e Grenellit, mbështetje e qartë e Amerikës për Kosovën

Më 27 qershor Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takim në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Richard Grenell, të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi në një konferencë për medie ka thënë se vetë ftesa e Grenellit dëshmon përshtetjen dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë çështje.

“SHBA por edhe aleatët tjerë tanë të përbashkët evropian janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, në Kosovën e konsoliduar si shtete i pavarur e evropian. Por në të njëjtën kohë është edhe stabiliteti i rajonit. Kjo e bën të rëndësishëm vazhdimin e dialogut dhe raportet që ka Kosova e Serbia. Qëndrimi i SHBA dhe ftesa për 27 qershor për takim në Shtëpinë e Bardhë, rrit shpresën, optimizëm dhe besimin se ky proces do të ketë sukses. Pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-ve, të vet presidentit Trump si dhe këmbëngulësinë dhe vendosmërinë e ambasadorit Grenell”, deklaroi Thaçi.