Jo terapi për “lijën e majmunit”, po për politikën e “gorillave” dhe “dinosaurëve”

Shkaruan: Muhamer Pajaziti

Virusin COVID-19 me shumë vështirësi gati e kaluam. Do ta kalojmë edhe “lijën e majmunit”, do ti kalojmë edhe pasojat nga ndyshimet klimatike e lufta në Ukrainë.

Po si ti shpëtojmë politikave të “gorillave” dhe “dinosaurëve”,që na e sollën murtajën e bardhë e 100 të zeza.

Si ti shpëtojmë? Ata prapë po organizojnë zgjedhje, është shumë vështirë.

Disa po ikin me letra pune në McDonald, disa janë durimtarë, disa jetojnë me remitenca, disa mezi mbijetojnë, disa kanë nxjerr libreza partiake dhe po presin.

E vërteta është se kjo politikë na e vodhi pasurinë, na e vodhi edhe të ardhmen, na i prishi edhe endrrat.

Tani kush do të na udhëheq, Zorani iku bashkë me gënjeshtrën për jetën më të mirë dhe drejtësi për ti gjithë, ky “Stojani” tjetër që po bëhet është pasardhës i maskarallëkut që e kemi dëgjuar bombat e përgjimeve.

Partitë shqiptare, herë me njërin, e herë me tjetrin në vendnumëro. Nuk bashkohen dhe mobilizohen për ta ngritur si duhet çështjen shqiptare.

Por tani të gjithë e kemi të qartë se jemi duke jetuar pa dinjitet, e partitë le të organizojnë zgjedhje derisa sa të na ik krejt rinia e të mbetemi si qyqe.