“Erë me mbi 70km/h”, pritet përkeqësim i motit në Maqedoninë e Veriut

Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë zhvillim të izoluar të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Nën ndikim të masës së lagësht dhe të paqëndrueshme gjatë fundjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të dendur, bubullima dhe erë të fortë. Proceset në mënyrë lokale do të jenë në formë të motit të keq me shi të dendur intensiv (për një kohë të shkurtër sasi më të madhe, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë (mbi 70 km në orë dhe paraqitje të breshrit).

Edhe në Luginën e Shkupit gjatë fundjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të dendur, bubullima dhe erë të fortë, kohë pas kohe edhe në formë të motit të keq afatshkurtër.

Në rast të shkarkimeve elektrike nga DPHM-ja rekomandojnë kujdes më të madh, të mos qëndrohet në ambient të hapur dhe nën drunj të vetmuar.