Genta Ismajli i ka festuar Krishtlindjet pranë të dashur turk, Hysen i cili nuk lë rast pa e surprizuar e pa i shprehur dashurinë.
Hyseni e ka surprizuar për Krishtlindje Gentën jo me 1 dhuratë, por me disa çanta kartoni që mbanin brenda dhurata, që nga veshje deri tek aksesorë.
Genta postoi në Instagram disa foto ku shfaqet duke hapur dhuratat e mahnitur dhe shkruan se ndihet e llastuar.
“Dashuria ime, je i mrekullueshëm për të gjitha dhuratat e mia për Krishtlindje. Gëzuar të gjithëve”, shkruan Genta.