VIDEO/ “Ngadalë se nuk je në Shqipëri këtu”, talenti i Bajernit zbulon batutat me Mylerin

Talenti shqiptar, Leon Dajaku, debutoi me ekipin e parë të Bajernit në Bundesligën gjermane. 18-vjeçari është rritur në akademinë e Shtutgartit, ndërsa së fundmi u bë pjesë e kampionëve të gjermanisë.

leon-dajaku-fc-bayern-munchen-ii-1569231103-25961

Dajaku është së fundmi në Kosovë, ku po kalon pushimet së bashku me familjen. Në një intervistë për “Sporti në KTV”, talenti shqiptar veç të tjera ka zbuluar edhe disa batuta që ka shkëmbyer me Tomas Mylerin.

Myler

“Me Mylerin kam shumë miqësi dhe sa herë që bëhem nervoz në fushë më thotë me shaka: “Ngadalë se nuk je në Shqipëri këtu ti”. Ose më thotë: “Rri afër meje se do bëhesh lojtar i madh”. Dhe unë i kam thënë se nuk do të largohem lehtë”, tregon Dajaku.

NGRITJA E MADHE NË KARRIERË E LEON DAJAKUT

Leon Dajaku ka zgjedhur Kosovën për ta kaluar një pjesë të pushimit dimëror pas debutimit ditë më parë me gjigantin gjerman, Bayern Munich.Debutimin me ekipin e parë të skuadrës më të suksesshme në Gjermani, Dajaku e cilëson si të arritur të madhe dhe në një intervistë ekskluzive dhënë Sportit në KTV, nënvizoi se dëshiron të arrijë suksese edhe më të mëdha me gjigantin gjerman.

Posted by Sporti në KTV on Wednesday, December 25, 2019