“Djajtë e Kuq” dominojnë Newcastle-n

Manchester United vetëm 4 pikë larg zonës Champions. “Djajtë e Kuq” reaguan në mënyrën e duhur pas humbjes me Watfordin, duke ftuar 4-1 me përmbysje me Newcastle në “Old Trafford” dhe falë humbjes së Chelsea-t në fushën e Southmaptonit, e shohin më pranë vendin e katërt.

Goli i Longstaff që në minutën e 17-të vetëm se e ngacmoi më shumë egon e skuadrës së drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer, që reagoi që në pjesën e parë, duke shënuar tri herë me Martial, Greenwood dhe Rashfrod,

Në pjesën e dytë, trajneri norvegjez aktivizoi Paul Pogbanë, që i dha më shumë dinamikë lojës së vendësve, të cilët shënuan edhe një gol tjetër me autor Martial (i dyti personal).

Për më shumë se 40 minuta, “Djajtë e Kuq” u mjaftuan me administrimin e lojës, me Newcastle që ishte i pafuqishëm për të ndryshuar rezultatin.