Jemi bë si dhëndurrët e rinj mbyllur në shpi nga Korona

Medai Shaholli

KËRCËNIMI!

Eh ç’na gjeti belaja more shokë, na plasi fyti edhe nepsi për një kafe për një dalje, ngelëm të ngujuar në hasmëri me gjithë dynjanë, të gjithë kemi frikë nga armiku i padukshëm mortaja korona.
Do durojmë dhe ca javë more shokë si bebet në shtëpi, si ahere kur martohesh dikush dhe i thoshin shokët: he more ç’u bëre që s’po del më, ta ka shtrënguar gruaja dhe nuk guxon më as një hap të hedhësh e të argëtohemi si shoqëri!
Tamam si dhëndurë të rinj që i ”lidh” gruaja jemi bërë, as në një takim me shokë, asnjë muhabet asnjë kafe asnjë birrë, asnjë gotë verë as raki më, për disa javë apo muaj.
Eh ç’na gjeti more shokë, kjo mortaja korona na burgosi, na ngujoi, na mbylli brënda në ”burgun” shtëpi, farmak gojën dhallë mëndjen jemi bërë me huqe, ngelëm duke përsëritur të njëjtat veprime tërë ditën, laj duart laj turiçkën, gjithandej armiku i padukshëm.

Si t’ja bëjmë more shokë me këtë gogol të padukshëm që po kërcënon tërë planetin se për momentin as ilaç e as vaksinë s’ka ta ndalojë.
Disa janë dorëzuar duke thënë : Si të bëhet më, si ta ketë shkruar perëndia!
Të tjerë si puna ime presin të ngrohet moti të na lërë rahat kjo mortajë e shekullit të ri.
S’kemi ç’bëjmë veç të presim të ngujuar në shtëpi derisa të thyej qafën nga faqja e dheut e të ngordhi kjo kolerë njëherë e mirë.

Ndaj, mos dilni pa nevojë, rrini në shtëpi!