Jasir Asani debuton me gol te AIK, ia siguron fitoren në një ndeshje miqësore

Jasir Asani e ka nisur për mrekulli aventurën e tij te skuadra e AIK Stokholm.

Ai e ka shënuar golim debutues për AIK në fitoren prej 2-1 në ndeshjen miqësore kundër Karlstad BK.

Asani e shënoi golin në minutën e 72-t, duke sjell ekipin e tij në epërsi prej 2-1.

Futbollisti shqiptar gjatë këtij afati kalimtar u transferua nga Partizani i Tiranës te AIK nē kampionatin suedez.