Japonia hyri në recesion në tremujorin e parë të vitit

Ekonomia japoneze hyri në recesion në tremujorin e parë të vitit 2020, pasi pandemia e Kovid-19 ndërpreu prodhimin, eksportet dhe konsumin, si dhe ekziston druarje se mund të ketë kohëra edhe më të vështira.

Qeveria japoneze njoftoi sot se bruto prodhimi i brendshëm shënoi rënie në kushte reale në periudhën janar-mars për 3,4 për qind në nivel vjetor, sipas të dhënave të përshtatura sezonale. Në bazë tremujore, rënia ishte 0,9 për qind, transmeton Si-En-En.

Eksportet ranë për 21,8 për qind, investimet private në ndërtimin e shtëpive për gati 17 për qind dhe konsumi i amvisërive për 3,1 për qind.

Analistët presin që gjendja të përkeqësohet pasi ata thonë se ekonomia e tretë më e madhe në botë përballet me sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.