Sport James shpërthen me 50 pikë, Lakers kthehen te fitoret në NBA

James shpërthen me 50 pikë, Lakers kthehen te fitoret në NBA

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA falë një paraqitje fantastike nga LeBron James.

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, Lakers kanë arritur të rikthehen te fitoret ku në Crypto Arena kanë mposhtur Washtington Wizards me 13 pikë diferencë, 122:109.

LeBron James ka qenë më i miri në këtë takim, me yllin e Lakers që e mbylli ndeshjen me 50 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

 

Përveç James, te Lakers me lojë të mirë u dallua edhe Malik Monk që shtoi 21 pikë, derisa Horton-Tucker e mbylli takimin me 15 pikë.

Kyle Kuzma kontribuoi për Washingtonin me 23 pikë e shtatë kërcime kundër ish-ekipit të tij, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.