“Jam dashuruar”, Azemi ia shfaq ndjenjat Albës

Azem Gagica është një nga banorët e Big Brother Vip Kosova.

Ai përveç çmimit të madh synim tjetër për ta fituar e ka edhe Albën.

Ai që nga fillimi i ka treguar asaj se i pëlqen dhe do të donte të krijonin diçka bashkë por ajo ende vazhdon ta ketë shok.

“Jam dashuruar” i ka thënë Azemi Albës e cila si duket nuk është ndier mirë.

Alba si duket ka vendosur që gjatë qëndrimit të saj në shtëpi mos të krijoj lidhje dashurie dhe po e refuzon vazhdimisht atë.

Alba është një nga gjashtë të nominuarit e kësaj jave e cila gjithashtu ka qenë një nga tre më pak të preferuarit e publikut.  /Lajmi.net/