Gani Gërmia i gatshëm të lë Big Brother për ish të dashurën

Gani Gërmia është banori më i përfolur i Big Brother Vip Kosova kjo për shkak të humorit dhe debateve që ka krijuar brenda kësaj shtëpije.

Së fundmi në një bisedë me banorët ai ka qenë emocional dhe ka treguar për ish të dashurën e tij por nuk e ka treguar arsyen e ndarjës.

“Shpesh është e mjaftueshme që marrë rrugë skaj e skaj Kosovës me shku me e pa një vend ku kemi qenë bashkë, nuk e shoh atë vajzën, por vendin”, ka thënë ai.

Gani Gërmia ka treguar edhe se sa shumë i ka qëndruar afër atij dhe familjës së tij pas vdekjes së vëllait.

Duke e vlerësuar atë për këto veprime, Gani Gërmia tha se është i gatshëm të heq dorë edhe nga çmimi i madh për të.

“Sot e lë aventurën në Big Brother për të. Edhe nëse nuk kisha qenë me të, sot e lë Big Brotherin. E çmoj atë person” tha ai gjatë bisedës.

Gani Gërmia vazhdon të jetë i preferuari i publikut. /Lajmi.net/

YouTube player