“Jahi Hasani” shtrinë veprimtarinë edhe në Gostivar, hap konkurs për pranim të talentëve të rinj edhe nga vendbanime tjera

SH.K.A “Jahi Hasani” në bashkëpunim me Qendrën për kulturë – Gostivar do të filloj të shtrijë veprimtarinë e saj edhe në qytetin e Gostivarit, duke iu mundësuar talentëve të rinjë nga qyteti dhe fshatrat përreth të bëhen pjesë e shoqërisë nga Çegrani.

“Duke filluar nga data 20 Shkurt deri në fund të muajit Mars ushtrimet do të mbahen në QK Gostivar ku konkursi do të jetë i hapur për të gjithë ata fëmijë që duan të sfidojnë veten dhe të shfaqin talentin e tyre. Të interesuarit mund të paraqiten tek Qendra për kulturë Gostivar çdo të shtunë nga ora 12:oo – 13:oo. Kjo iniciativë ka ardhur nga interesimi i fëmijëve nga qyteti, ku tashmë do ta kenë më të lehtë për t’iu bashkangjitur SH.K.A “Jahi Hasani”, thuhet në njoftimin e shoqërisë.

SH.K.A “Jahi Hasani” ka falendaruar drejtorin e QK Gostivar z. Hod Miftarin i cili do të ofrojë ambientet e Pallatit të kulturës për këtë nismë.