Ja çka thotë Bujar Osmani për informacionin e Lajm-it per koalicionin VMRO-BDI!

“Nuk kam koment”. Kjo është deklarata e shkurtër e zedhenesit të BDI-së Bujar Osmanin lidhur me informacionin e Gazetës Lajm, se Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickovski janë afër marrëveshjes për koalicion qeveritar.
Siç kanë njoftuar burime partiake për Lajm, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen për formim të Qeverisë së re, dhe e vetmja “detyrë” e Mickovskit tani ka mbetur ta bindë edhe kryetarin e Levicës, Apasaiev, që të përkrahë qeverinë me kryeministër shqiptar.
Burimet e njëjta kanë thënë se Ahmeti dhe Mickovski janë marë vesh që kryeministër i parë të jetë Llazar Elenovski, i cili do të deklarohet edhe shqiptar edhe maqedonas. Në këtë mënyrë edhe BDI do të ketë arsyetim se e realizoi kërkesën për kryeministër shqiptar, por edhe te anetaresia e Vmro-DPMNE-së nuk do të ketë ndonjë revoltë, sepse duke e ditur të kaluarën e Elenovskit do ta kenë të qartë se “deklarimi i tij shqiptar është vetëm për nevoja të politikës ditore”.