Ja çfarë moti e pret Maqedoninë e Veriut ditëve në vijim

epa08587385 A man wearing a protective face mask rides a bicycle as people holding umbrellas cross a street on a rainy day in Skopje, North Macedonia, 06 August 2020. Rains have hit North Macedonia for the last three days with temperatures falling down to 20 degrees Celsius. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Pasdite do të ketë zhvillim të izoluar të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 22 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup pasdite në disa pjesë të fushëgropës do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar.

Siç informoi DPHM, nesër dhe gjatë ditëve të ardhshme në më shumë vende në orët e pasdites do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm për kohë të shkurtër, shkarkime elektrike, erë të fuqishme dhe breshër.

Temperaturat do të jenë pa ndryshime të mëdha.