J Lo dhe Shakira vjedhin spektaklin në Superbowl – dyshja latine shkëlqen në skenën e Miami

Jennifer Lopez dhe Shakira kanë dhënë një kontribut të madh në mbrëmjen madhështore të Superbowl, të mbajtur në Miami.

Në pauzën e finales së Superbowl, të luajtur mes Kansas City Chiefs dhe San Antonio 49er, koha ishte për dyshen latine, J.LO dhe Shakira.

Dy yjet e muzikës vjedhën spektaklin duke dhuruar një paraqitje spektakolare në skenën e vendosur në Miami, transmeton lajmi.net.

Shakira hapi spektaklin me ‘She Wolf’, përcjell nga ‘Whenever, Whenever’ dhe ‘Hips Don’t Lie’.

J.LO në anën tjetër ndezi atmosferën me hitin e vjetër, ‘Jenny From the Block’, përcjell nga ‘Ain’t it Funny’ dhe ‘Get Right’.

Që kur dyshja latine, J.LO e Shakira ishin caktuar si kryesoret për spektaklin në eventin e Superbowl, pritej që ato t’i jepnin kësaj ngjarje një dinamikë latine – dyshja nuk dështoi dhe plotësoi pritshmëritë e audiencës.