Izolohet gjykatësi i rastit “Monstra”

Gjykatësi Ognan Stavrev, i cili shqiptoi tre dënimet e përjetshme dhe 2 dënime me 15, respektivisht 9 vite burg, është future në izolim. Shkak për izolimin e tij është kontakti që ka pasur me persona që kanë rezultuar pozitivë me Kovid 19. për këtë shkak është anuluar seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Titanik”, transmeton gazeta Lajm. Seanca është shtyrë për 17 mars, me deklaratat e disa dëshmitarëve. Gjykimin për këtë rast e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, kurse prokurore e rastit është Lile Stefanovska.
Ppërveç ish kryeministrit Nikolal Gruevski, që gjendet në arrati, në rastin “Titanik” janë të pandehur edhe KIril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Vellkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të drejtës zgjedhore, shkelje të drejtës për përcaktim të votuesve, ryshfet në zgjedhje dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.