Rexhepi: Do ta bllokojmë Kuvendin nëse nuk procedohet Ligji për shtetësi (Video)

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit opozitar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejd, ka paralajmëruar bllokimin e punës së Kuvendit nëse nuk do të procedohet Ligji për shtetësi, shkruan gazeta LAJM. “Ne si koalicion u treguam mjaftë korrekt, gjatë gjithë kohës. Përkhrahëm pakot ekonomike, rebalansin, regjistrimin, pavarësisht kishte apo jo kuorum shumica. Do të ishte e ndershme që atë nevojë elementare që kanë një numër i madh i qytetarëve, Kuvendi ta fusë në rend ditë në kuadër të komisionit përkatës. Dy herë është mbajtur mbledhja dhe nuk është future fare në rend dite kjo pikë, ndërsa e kanë politizuar në të gjitha mediat. Ne kemi bërë kërkesë dhe do të presim përgjigje nga ajo kërkesë, do t’i kërkesë edhe kryetarit të Kuvendit. Nëse nuk do të futet në rend dite, ne si grup parlamentar do të marrim vendime për bllokimin e Kuvendit, nga mungesa e kuorumit deri te pengimi i fillimit të seancës sepse jemi objektiv, transparent dhe dëshirojmë të jemi në shërbim të të gjithë atyre qytetarëve që për dekada me radhë nuk iu zgjidhet problemi”, tha deputeti i koalicionit opozitar AAA-ASH, Skender Rexhepi-Zejd. Opozita shqiptare kërkon nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, që në bazë të Rregullores ta thirr mbledhjen e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe të procedohet propozimi pavarësisht epilogut që do ta ketë. Përmes propozim-Ligjit për shtetësi opozita shqiptare kërkon lehtësimin e procedurave institucionale për marrjen e shtetësisë dhe zgjidhjen e statusit të personave pa shtetësi./Gazeta LAJM