Italia publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e marsit – Mancini nuk e fton Balotellin

Kombëtarja e Italisë ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e marsit.

“Azzurët” do përballen në gjysmëfinale të ‘play-off’ të Kupës së Botës me Maqedoninë e Veriut, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në “Twitter”, Italia ka bërë publike listën e të ftuarve, ku mungon Mario Balotelli që u ftua në janar.

Portierë: Cragno, Donnarumma, Gollini, Sirigu

Mbrojtës: Acerbi, Bastoni, Biraghi, Bonucci, Chiellini, Di Lorenzo, Emerson, Florenzi, Felipe, Mancini

Mesfushorë: Barella, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pellegrini, Pessina, Sensi, Tonali, Verratti

Sulmues: Belotti, Berardi, Immobile, Insigne, Pedro, Politano, Raspadori, Scamacca, Zaccagni, Zaniolo./Lajmi.net/