Produktet pa TVSH – për qytetarët të shtrenjta

Edhe pse produktet ushqimore bazë prej dje shiten me zero për qind TVSH, në disa dyqane çmimi i bukës, miellit, qumështit, sheqerit, vajit, mishit, orizit dhe vezëve vazhdon të jetë i njëtë, pa ulje të çmimit. Për këtë reagojnë vetë qytetarët që i anketoi ekipi i tv Klan M.

QYTETAR

“Për çmimet mund të them që në disa market çmimet janë ulur mirë por në disa markete çmimet nuk janë ulur. I shesin me marzhë. Nuk praktikohet ajo që autoritetet thanë se produktet do të shiten pa marzhë dhe të ulet çmimi i produkteve. Në marketet më të mëdha kjo funskionon por në dyqanet më të vogla çmimet janë edhe më të larta”.

QYTETAR

“Kjo krizë është globale. Kjo nuk është vetëm tek ne por në të gjithë botën. Shpresoj se me heqjen e tatimit të vlerës së shtuar dhe me marzhën por edhe akcizat duhet të zbresin që të mund t’i koordinon hyrjet daljet me pagesat dhe gjitha sendet”.

Ndryshe Inspektorati i Tregut në gjashtë ditët e fundit ka gjobitur gjithsej 41 tregtarë për mosrespektim të marzheve të kufizuara ose për mungesë të shënimeve ditore. Ndërsa dje ka gjobitur një rrjet supermarketesh me 16 mijë euro gjobë për punë të pandershme ndaj qytetarëve. Gjatë kontrollit të inspektorëve është konstatuar se vaji i gatimit është hequr nga raftet, dhe blerësve u është bërë dhuratë vaji, vetëm nëse bëjnë një faturë me një çmim të caktuar./KlanMacedonia/