Italia arrin shifrën e 15 mijë viktimave nga pandemia, 20 mijë të shëruar

Në Itali numri i viktimave sot ka arritur shifrën e 15 mijë personave, por nga ana tjetër janë shëruar edhe 20 mijë të tjerë. Sot ka pasur një rënie të numrit të viktimave me 681 raste dhe të shëruarit janë rritur me 1 238 persona. Numri i rasteve të reja ka qenë stabil, edhe testet e bëra kanë qenë të barasvlershëm me ditët e tjera. Të dhënat e sotme tregojnë se numri i të infektuarve të rinj është 2 866, dje kanë qenë 2 339, pardje 2 477. Për herë të parë ka një rënie të konsiderueshme të personave në terapi intensive, 74 raste më pak se dje, për një total prej 3 994 në terapi intensive.