Një e punësuar në Poliklinikën e Çairit është infektuar me virusin korona, informoi drejtori i Poliklinikës së Çairit, Besim Koka. Sipas tij janë identifikuar të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me të punësuarën dhe të gjithë janë në izolim shtëpiak. Përveç saj, në suaza të Shtëpisë së Shëndetit “Shkup” janë infektuar edhe tre të punësuar të tjerë. Të gjithë të infektuarit janë vënë në izolim, ndërsa të gjitha poliklinikat, duke përfshirë edhe Ndihmën e Shpejt janë dezinfektuar tërësisht.
“Pas asaj menjëherë kemi bërë dezinfektimin e pjesës ku ka qenë e vendosur personi në fjalë dhe gjithë Poliklinikën e Çairit. 05.36 Janë të izoluar ata persona të cilët kanë qenë në kontakt me personin në fjalë. Personi që është infektuar është telefonistja, zyra e saj gjendet në hyrje të poliklinikës dhe ajo nuk ka kontakte me pacientë edhe nëse ka kontakte me pacient, ajo ka sportel dhe kontakti nuk është direkt me pacientët,” tha Besim Koka, drejtor i Poliklonikës së Çairit.
Nga tre të infektuarit e tjerë njëra është infermiere e vizitës shtëpiake e cila është infektuar në vizitë tek një biznesmen derisa i ka dhënë infuzion. I njëjti nuk ka informuar se ka qenë jashtë shtetit dhe se është me virus Covid-19. I infektuari tjetër është vozitës i Ndihmës së Shpejtë, dhe një telefoniste e Poliklinikës në Hasanbeg, e cila është infektuar gjatë izolimit nga motra e saj.
Drejtori i Poliklinikës së Çairit apelon qytetarët se pa nevoja reale të mos vizitojnë Poliklinikat dhe shtëpitë e shëndetit.
“Qytetarët nëse nuk e kanë patjetër të vijnë në mjek, sepse kemi për shembull në pjesën e kabineteve specialistike, kemi termine të caktuara të cilët një pjesë e qytetarëve nuk vijnë kur pjesa tjetër vijnë. Ju kisha lutur nëse nuk e kanë patjetër nëse mund të anulohet është mirë që mos të vijnë por nëse e kanë patjetër ne jemi aty, tha Besim Koka, drejtor i Poliklonikës së Çairit.
Koka shton se për momentin nuk ka nevojë që të mbyllen ndonjëra nga Poliklinikat, por nëse është e nevojshme mund të ndodhe edhe mbyllja e përkohshme./TV21