Ismaili takon kryeshefin e njësisë rajonale për Kumanovë dhe Likovë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Rexhail Ismaili ka pritur në takim punë Kryeshefin e Njësisë Rajonale Bujqësore për Kumanove dhe Likovë, Naser Dautin. Në takim është biseduar për projektet e ardhshme të Bujqësisë për rajonin Kumanovë-Likovë, mbështetjet financiare ndaj bujqve dhe subvencionimin e kulturave bujqësore.