Ish-ylli i Ligës Premier pranon se iu bashkua Liverpoolit vetëm sepse Man United nuk e donte atë

Ish-ylli i Ligës Premier, Paul Ince ka pranuar se ai iu bashkua Liverpoolit vetëm sepse Manchester United nuk ishin të interesuar për të nënshkruar me të.

Ince bën pjesë në atë grupin e lojtarëve që kanë luajtur për të dyja skuadrat, edhe për Unitedin edhe për Liverpoolin gjatë karrierës së tyre.

Ish-reprezentuesi anglez ka bërë 281 paraqitje me fanellën e United mes viteve 1989 dhe 1995, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, dy kupa FA, një kupë Evropiane dhe një Superkupë të Evropës, para se të transferohej tek Interi në Serie A.

Ince luajti për dy vite në Itali para se të vendoste për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në Angli.

Por, lojtari ka zbuluar se arsyeja e vetme pse ai nënshkroi për Liverpoolin ishte sepse United nuk ka dashur të aktivizojë opsionin e blerjes së mesfushorit.

“Gjithmonë e kam ndjerë dhe e kam thënë herë pas here, pa dashur të tregoj mungesë respekti për të dyja skuadrat, por unë nuk do të kisha shkuar kurrë tek Liverpooli direkt nga Manchester United ose e kundërta”, ka thënë Ince në një intervistë për TalkSPORT.

“Kur u largova për t’u bërë pjesë e Interit, unë nuk dëshiroja të largohesha nga Manchester United. Por, kur u ktheva nga Interi, Man United kishte të drejtën e refuzimit të ofertës nga ndonjë ekip tjetër”.

“Unë shumë lehtë mund të rikthehesha tek Manchester United, por ata e hodhën poshtë mundësinë për rikthimin tim”, vazhdoi Ince.

Ai ishte paraqitur në 81 ndeshje për Liverpoolin duke shënuar 17 gola dhe duke bërë 11 asistime.