Kosovë: Operacion policor kundër grabitjes në Suharekë

Vritet një i dyshuar dhe plagoset një polic

Me shkëmbim zjarri ka rezultuar aksioni i policise në Prishtinë në përpjekje për kapjen e të dyshuarve lidhur me grabitjen e armatosur një javë më parë ne Suharekë.

Policia është detyruar ta neutralizojë të dyshuarin pasi që ka hasur në rezistencë te armatosur ku është plagosur një polic.

Vellai i të vrarit gjendet ne arrati ndërsa jane arrestuar edhe kater te dyshuar në të tjera lokacione.

Lagja ku është vrarë i dyshuari per grabitje të armatosur gjatë gjithë ditës ka qendruar e bllokuar duke u rritur vazhrimisht perimetri i sigurisë, ndërsa policia janë parë duke hyrë rdhe në shtëpitë përreth.

Sipas njoftimit të policisë nga dita kur ka ndodhur grabitja e deri me tash janë arrestuar gjithsej 7 të dushuar për grabitje.

Sipas policisë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale për përfshirje ne vepra penale si vrasje, kanosje, lëndim trupor, vjedhje e rënde etj./KlanMacedonia