Ish-trajneri i Tottenham lavdëron Modricin

Ish-trajneri i Tottenham Hostpur, Guc Poyet ka folur në lidhje me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Luka Modric edhe përkundër moshës që tashmë ka arritur të 36-tat vazhdon formën e tij të mirë.

Ai sezonin që lamë pas ishte një nga më meritorët që ‘Mbretërit’ arritën suksese në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Ishte ish-trajneri i tij te Tottenham, Poyet që e lavdëroi punën e tij.

“Çdo vit ne themi se do të jetë viti i fundit i Modricit, por ai del dhe përgjigjet: ‘Jo edhe një tjetër’”, ishin fjalët e grekut për ‘AS’, përcjell lajmi.net.

Modrici së fundmi ka vazhduar kontratën e tij me Realin, që do ta mbajë në ‘Santiago Bernabeu’ edhe për një vit tjetër.