Ish trajneri i Shqipërisë, Panucci: Më vjen keq keq për krizën e Barcelonës

Ish futbollisti i Real Madridit dhe ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, ka komentuar situatën e trajnerit të “Mbretërve” nën drejtimin e Carlo Ancelotti duke thënë se ky i fundit i ka kthyer qetësinë ekipit dhe se Perez ka shumë besim tek ai.

Panucci ka komentuar edhe ndeshjet e fundit të Realit duke thënë se kur fiton shpesh në fund, kjo i bije se psikologjikisht do të thotë që po funksiononi në mënyrë të duhur.

Tutje, ish lojtari i Realit ndjeu keqardhje për situatën në të cilën po kalon ish klubi i tij rival.

“Për krizën e Barcelonës më vjen keq, nuk e shoh dot si është katandisur, edhe pse e di që tifozët e Realit mund të jenë të kënaqur. Barcelona jep gjithnjë spektakël dhe më pëlqen ta shoh kur luan. Momente të këqija ka në çdo klub”, është shprehur Panucci, transmeton Klankosova.tv.