Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, argëtohet në lokalin e natës ku performoi Dafina Zeqiri

Ish presdientja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është argëtuar mbrëmjen e kaluar në një lokal nate në Prishtinë.

Jahjaga është parë bashkë me miqtë e saj në kryeqytet, në lokalin ku ka performuar, Dafina Zeqiri, shkruan lajmi.net.

Ajo ka postuar disa me këngëtaret, ku edhe ka thurur fjalët më të mira.

Sipas ish presidentes, Kosova, numëron shumë këngëtarë të mirë, përfshirë edhe Dafina Zeqirin.

“Kosova ka artiste të shkëlqyer e tejet të suksesshme. Dafina është njëra nga to dhe ne të gjithë e dim. @dafina.zeqiri tronditi skenën mbrëmë. Ti më bën gjithmonë krenare.”, ka shkruar ish presidentja krah fotove.

Ndryshe, ish presidentja kohë më parë publikoi një video ku bashkë me këngëtaren teksa këndonin këngën “Nana” gjatë promovimit të koleksionit “One in three”, koleksion ky i krijuar nga vetë ish presidentja e Kosovës, ku Dafina ishte pjesë e setit “Pranverë”./Lajmi.net/