Deontay Wilder është përfshirë në parashikimet e fituesit të meçit potencial në mes të Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut.
“The Bronze Bomber” tha se ukrainasi është shumë i vogël në madhësi për “Gypsy Kingun” i cili, sipas tij, ka dëshirë ta shfrytëzojë gjatësinë gjatë përballjes.
“Mendoj që Fury është shumë i madh për të. Fury ka dëshirë që ta përdorë gjatësinë e tij gjatë përballjes. Usyk është shumë i vogël, ai po ashtu ka problem edhe me qëndrueshmëri. Nëse Joshua do të ishte më i qëndrueshëm ndaj tij, do ta kishim një rezultat tjetër”, tha fillimisht ai.
“Do të luftoja pa problem ndaj të dyve. E ardhmja është e ndritur, mbreti është rikthyer”, përfundoi ai.