Ish ministri maqedonas i Shëndetësisë: Mos u përqafoni, as mos u puthni!

Ish ministri maqedonas i Shëndetësisë, Vllado Dimov, ka bë disa rekomandime se si të mbrohemi nga virusi korona. Ai në mesin e rekomandimeve porosit që të evitohen perqafimet (marrjet n’gryk), ose puthjet tradicionale kur përshëndetemi, transmeton Gazeta Lajm.
Dimov ka qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 2005 kur u paraqit Gripi i Shpezëve. Duke bë krahasim, në një deklaratë për A1On, Dimov thekson se koronavirusi nuk duhet të nënçmohet sepse transmetohet shumë më shpejtë se gripi i shpezëve.