Tetovë, kamioni i higjienës dëmton 6 automjete të parkuara

Pa lëndime në njerëz, por me 6 makina të dëmtuara është bilanci i aksidentit të sotëm në Tetovë, me çrrastë kamioni i Higjienës Komunale derisa grumbullonte mbeturinat ka prekur makinat e parkuara.

Sipas informatave të para nga dëshmitarë okularë, kamioni ka shkaktuar aksidentit për shkak të problemit me frenat.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Kolltuk, ku kamioni i Higjienës Komunale ka grumbulluar mbeturinat.