Jakup Krasniqi përlotet deri sa flet para Speciales: Unë nuk jam as musliman e as katolik, jam shqiptar (Video)


Live nga seanca e parë e Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale.
(E plotësuar 11:51) – Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ka menduar të mos marrë avokat mbrojtës dhe të vetëmbrohet në Gjykatën e Hagës.

Në seancën e sotme para prokurorit të Specializuar, Krasniqi tha se nuk ka menduar të marrë avokat mbrojtës, por ishte dëshira e familjes së tij dhe shokve që ta ketë atë.

“Nuk kam menduar të marr avokat mbrojtës, ishte dëshira e familjes dhe e shokëve që të kem avokat dhe e pranova, përndryshe e kam një bindje që nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit e as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike, kryesorja ka qenë zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më ka flejtur më së shumti në shpirt. Unë gjithcka që kam bërë ka qenë publike, jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në gjuhën angleze, gjermane, frënge e italiane. I kam dhënë zë luftës së UÇK-së, nëpër rrethana të vështira. Veprat për të cilat pretendon aktakuza, asnjëra nuk qëndron, unë në muajt në vazhdim do të ofrojë fakte konkrete. Jam tepër i mllefosur sepse këtu gjindem pa të drejtë, unë duhet të jem në vendin tim, në familjen time”, ka thënë Krasniqi.

***

Ish-kryeparlamentari dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi është emocionuar teksa ka folur në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale. Ai ka pasur kritika të ashpra për këtë gjykatë, derisa në jo pak momente emocionuese gjatë deklarimit të tij, atij i është dridhur zëri.

“Unë dhe populli im kemi mbajtë shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasë nevojë për një tjetër padrejtësi”, tha Krasniqi, duke e ndërprerë fjalinë në gjysmë pas emocioneve.

“S’do të ndihesha mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, theksoi Krasniqi.

I emocionuar, ai foli për përpjekjen e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale është adresa e akuza ndaj tij.

***

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale, ku po paraqitet për herë të parë.

Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.

***

Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.

***

Ka nisur seanca gjyqësore ku ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale.

Në paraqitjen e parë, Krasniqi ka të drejtë ta zgjedh një avokat mbrojtës ose kjo t’i caktohet nga Specialja. Në këtë paraqitje, atij i lexohen akuzat dhe informohet se brenda 30 ditësh duhet ta deklarojë fajësinë apo pafajësinë në lidhje me to. Ai mund të deklarohet rreth fajësisë apo pafajësisë qysh në paraqitjen e parë.

Të mërkurën, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destianacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjgjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.