Isco përshëndetet me tifozët e Real Madridit

Francisco Alarcon i njohur si Isco është përshëndetur me tifozët e Real Madridit.

Isco tashmë i ka dhënë fund periudhës nëntëvjeçare te Real Madridi.

Ai u transferuar drejt ‘Santiago Bernabeu’ në vitin 2013 nga Malaga.

Kontrata me Reali i përfundon në qershor, andaj ai së bashku me drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndajnë rrugët.

Gjatë periudhës së tij te gjiganti spanjollë mesfushori ka fituar të gjithë trofet e mundshëm.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ai u përshëndet me ekipin dhe falënderoi tifozët.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e spanjollit.

“Kur isha në Malaga dhe e dija se duhej të shkoja.

Por Real Madridi trokiti në derën time dhe Real Madridit nuk mund dhe nuk duhet t’i thuhet jo, megjithëse ka gjithmonë përjashtime.

Mbaj mend që u thashë njerëzve të mi Madridi nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve për shumë vite dhe kam një ndjenjë se është gati të bjerë dhe LA DÉCIMA erdhi, gjithçka që vjen më pas është tashmë histori.

9 vjet më vonë, koha ime në klubin që më ka bërë të mundur përmbushjen e të gjitha ëndrrave që kisha kur isha i vogël, merr fund.

Përveç përmbushjes së ëndrrave, fitimit të më shumë titujve nga sa e kisha imagjinuar, luaja me më të mëdhenjtë, takova njerëz të jashtëzakonshëm.

Sepse pa dyshim unë e ruaj të mirën e shpresoj edhe ju!!

Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës, trajnerët, stafin stërvitor, fizikantët, ekipet, punëtorët në Valdebebas dhe Santiago Bernabeu për gjithë punën, dashurinë dhe mbështetjen që të gjithë kanë nevojë dhe që nuk më kanë munguar kurrë.

Dua të falënderoj edhe tifozët që më pritën në mënyrë të pabesueshme që nga dita e parë dhe që e shoqërojnë këtë ekip në çdo cep të botës!

Meqë ra fjala, dje po i thosha një shoku se nuk e kuptoja pse po bënim festen Cibeles nëse trofeu numri 15 është rrugës”, tha spanjolli.

Gjatë nëntë viteve te Real Madridi Isco ka fituar 19 tituj: pesë Liga të Kampionëve, tri La Liga, një Kupë të Mbretit, katër Kupa të Botës, tri Superkupa të Spanjës, tri Superkupa të Evropës.