Interi e gjen zëvendësuesin e Perisicit

Siç shkruan “Corriere della Sera”, Interi është gati për tregun e transferimeve. Objektivi madhor quhet Robin Gosens, i cili ka një kontratë që skadon me Atalantën në qershor 2023 dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të lëvizur disa herë.

Zikaltrit e duan menjëherë, me formulën e huazimit dhe detyrim blerjeje për 25 milionë euro.

Me skadimin e kontratës së Perisic dhe rinovimin e tij, që nuk është aspak i thjeshtë, kërkimi për zëvendësuesin e mundshëm të kroatit është bërë jetik.

Çmimi i Kostic të Eintracht Frankfurt është në rënie, ndërsa pista “Alex Telles” mbetet e gjallë, e vlerësuar 15 milionë euro nga Manchester United.