Interi dhe mbrojtësi i tyre, Milan Skriniar janë afër të arrijnë një marrëveshje për rinovim.
Skriniar ka kontratë me ‘Nerazzurrët’ deri në vitin 2023, ndërsa thuhet si rinovimi është afër.
Siç njofton ‘Gazzetta dello Sport’ lojtari dëshiron të jetë edhe më tej te Interi, andaj marrëveshja për të vazhduar është pranë.
Lojtari pritet të nënshkruajë një marrëveshje që do ta mbajë atë në Seria A deri në vitin 2027.
Që nga transferimi i Skriniar nga Sampdoria në vitin 2017, ai ka 215 paraqitje duke shënuar 11 gola gjithsej.