Inter në kontakte me Nacho

Nacho Fernandez nuk ka njoftuar ende për vendimin e tij nëse do të qëndrojë tek Real Madrid edhe pas këtij sezoni shkruajnë mediet spanjolle.

Një nga klubet e interesuara për të është Inter, që synon ta transferojë mbrojtësin me kosto zero pasi i skadon kontrata në fund të këtij qershori me gjigantin spanjoll.

Megjithatë, bisedimet për të do të vazhdojnë pas përfundimit të finalës së Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 10 qershor.