Inspektori maqedonas: Kam pasur informacione që do ndodhë Monstra! E përmend edhe Likovën

Zoran Trajkovski, i punësuar në MPB tha se për më tepër se një muaj para se të ndodhë vrasja e pesëfisht ka pasur informacione se do të ketë incident dhe se do të vuajnë njerëz të pafajshëm.

“Disa muaj para ngjarjes, diku 30-40 ditë mora të dhëna se në rajonin e Likovës përsëri janë paraqitur formacione parmilitare me uniforma. Ata më herët kanë pasur shenjën e UÇK-së, kurse këto tani kanë pasur shenjën e Iliridës. Kontaktova me Nikolla Spasovskin, shefin e atëhershëm të SPB-së Shkup, si dhe me Sinisha Aleksovskin. Nga dy burime kam marrë informacione se rreth festave të Veligdenit do të ndodh incident në të cilin do të vuajnë njerëz të pafajshëm. Mu tha se do të sulmohet stacioni policor ose njerëz të pafajshëm. Këtë e thash në inteligjencën ushtarake dhe deputetëve. Nuk i tregova burimet, por në asnjë moment nuk përmendej Liqeni i Smillkovës”, ka deklaruar Trajkovski. /SHENJA/