Informatori që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty, është nga Kosova, thotë një hetim i mediumit zviceran

Një program i një mediumi zviceran, ka zbuluar personin i cili ka paralajmëruar Zyrën Federale të Policisë (FedPol) se disa individë, kishin plane për të vrarë ish-raportuesin e KE-së, Dick Marty.

”Burri është rreth të pesëdhjetave, ka lindur në Kosovë. Ai punoi për shërbimet e inteligjencës jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë, një “mi” në zhargonin e kriminelëve”, specifikon mes tjerash mediumi, përcjell Klankosova.tv.

Sipas hetimit të tyre, FedPol ka bërë një gabim kur detyroi informatorin e këtij rasti, të strehohej në Zvicër.

”Është e qartë se ai depërton në qarqet e krimit të organizuar dhe ia shet informacionin e tij policisë dhe shërbimeve të inteligjencës. Ai konsiderohet një burim shumë i besueshëm”.

Ai nuk ishte agjent vetëm i shërbimit inteligjent të Jugosllavisë por ai kishte punuar dhe me disa shërbime evropiane, veçanërisht ato belge, gjermane dhe zvicerane për 3 dekada, sipas RTS-së.

”Ky njeri mësoi për ekzistencën e një komploti kundër ish-prokurorit dhe këshilltarit të shteteve të Ticinos, Dick Marty, në vjeshtën e vitit 2020, ndërsa ai ishte duke hetuar për gjermanët mes Serbisë dhe Kosovës”.