Kasami nga Shipkovica i përgjigjet Ahmetit: Tetova është e madhe për shkak se ka njerëz të “vegjël” që i shërbejnë asaj!

Pas takimeve në malësinë e sharrit, kryetari i Komunës Tetovës Bilall Kasami realizoi takim edhe me banorët e Shipkovicës. Ai deklaroi se në këto zgjedhje Besës i duhet shumicë në Tetovë për të përmirësuar dukshëm edhe malësinë e Sharrit. Gjithashtu ai tha se tetova do t’i çlirojë shqiptarët e Maqedonisë. Më tej ai i është përgjigjur edhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti, ku dje deklaroi se “Tetova është e madhe për njerzit e vegjël”.

“Tetovën e bëjnë të madhe njerzit modest që i shërbejnë asaj, sepse ne punojmë me nderë dhe qeverisim si asnjëherë më parë me Tetovën dhe këtë e din edhe qytetarët. Tetova është e madhe për shkak se ka njerëz të “vegjël” që i shërbejnë asaj”, ka deklaruar Kasami nga Shipkovica.

Në fund ai deklaroi se nëse arrijnë në Tetovë të kenë shumicë, qytetit do t’i ndodh transformim total në çdo aspekt.