Indonezi, 55 të vdekur nga përmbytjet

Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjes të shkaktuar nga shirat e dendur në provincën Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë është rritur në 55.

Raditya Jati, zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha se reshjet e shiut dje rreth orës 11:00 sipas kohës lokale shkaktuan përmbytje në lindje të qytetit Flores në provincë.

Jati njoftoi se 55 persona janë gjetur të vdekur deri më tani.

Ndërkaq, 42 persona figurojnë të zhdukur, kurse nëntë të tjerë janë shtruar në spital për trajtim, tha ai.

Jati vuri në dukje se mijëra njerëz janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre në zonën e katastrofës, ndërkohë që është regjistruar ndërprerje e energjisë elektrike dhe disa rrugë janë mbyllur.

Shtëpitë e qindra njerëzve janë dëmtuar pas përmbytjes, kurse përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar.

Autoritetet shprehin shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

Top Channel